Aktualitet

VD-EMRAT/ Breshëri kallashnikovi zyrtarit në Lezhë, sherri nisi në zyrë, arrestohet autori

1 Prill 2022, 11:35 Nga DOSJA
VD-EMRAT/ Breshëri kallashnikovi zyrtarit në Lezhë, sherri nisi

LEZHË– Besnik Simoni, kreu i njësisë administrative në Kallmet të Lezhës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në Kallmet, pranë zyrave të administratës ku dhe punonte 41-vjeçari.

Simoni është konfliktuar fillimisht me autorin e ngjarjes, një person i identifikuar si Altin Marku i cili e ka qëlluar më pas me breshëri kallashnikovi. Tre plumba e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit zyrtarin publik, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Por autori pretendon të kundërtën. Pasi u vu në pranga disa orë pas përplasjes me armë zjarri, ai është shprehur se në fakt e kanë qëlluar me armë zjarri në krah, prandaj dhe ai është përgjigjur po me zjarr. Ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por është sjellë me urgjencë tek spitali i Traumës, ku po mjekohet edhe Simoni. Tani pritet që të zbardhet shkaku i sherrit, por paraprakisht raportohet se ngjarja ka si pikënisje detyrën e Simonit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO/ Arrestohet pas tre orësh Marku, plagosi zyrtarin në Lezhë

Plagosja në Lezhë/ Edhe autori i plagosur, Altin Marku sillet për tek Trauma

Plagosi Besnik Simonin me breshëri kallashnikovi në Lezhë, arrestohet autori

Mori tre plumba!Me fashë dhe oksigjen, momenti kur kreu i Njësisë Kallmet mbërrin te Trauma

Sherri nisi në fushatën elektorale!Administratori i Kallmetit dhunoi Markun, sot mori ‘hak’

Identifikohet autori i plagosjes së kreut të Njësisë Administrative në Kallmet (EMRI)

PLAGOSJA e kreut të njësisë administrative! Konflikti nisi brenda zyrës së Simonit

U qëllua me breshëri kallashnikovi! E kapën tre plumba, Simoni niset drejt Traumës

FOTO/ U qëllua me armë zjarri, ky është kreu i njësisë administrative në Kallmet

Zbardhet IDENTITETI! Kush u plagos në Lezhë, zyrtar në Kallmet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni plagosje ne lezhe altin marku besnik simoni plagoset besnik simoni plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll