Aktualitet

Jo vetëm Talo Çela! Ku përfundoi “ushtari” i Dumanit, u zhduk… (Gabimet e Policisë)

1 Prill 2022, 16:07 Nga DOSJA
Jo vetëm Talo Çela! Ku përfundoi “ushtari” i

TIRANË– Se çfarë ka ndodhur pasditen dhe natën e 29 marsit është ende e paqartë! Kanë kaluar disa ditë dhe Policia ende nuk duket për të zbardhur të plotë gjithë ngjarjen se çfarë ka ndodhur dhe përse, ndërkohë që i vetëm i kapur “falë” plumbi që mori është vetëm Nuredin Dumani.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Fier, bashkë me Dumanin, ishte dhe një tjetër person i plagosur, por që deri më tani nuk dihet kush është dhe ku ndodhet. Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i plagosuri ka tentuar që të hipë në furgonin e Policisë natën e aksionit, por është lënë më pas atje për t’u mjekuar në spitalin e Fierit.

Edhe informacionet e para flisnin në fakt për një person të plagosur në shpatull që po mjekohej në Fier, pasi ndryshe nga Dumani ishte në gjendje më të mirë shëndetësore. Po ku është tani? Pse nuk flitet për të? Si u zhduk pa nam e nishan?

Ndërkohë që Policia s’ka zgjidhur gjë as në Elbasan! Me kaq ditë sa kanë kaluar jo Talo por edhe një hajdut i thjeshtë do të ishte zhdukur nga faqja e dehur, për më tepër që në mënyrë të mistershme një “dorë e huaj” i ka zhdukur të gjitha pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë nga lokalet e bizneset e zonës të gjitha janë zhdukur. Talo Çela mbetet ende një “hije”!

Ai ia doli që të fuste në grackë kundërshtarin e tij kryesor, duke ‘blerë’ njerëzit më të besuar për ta nxjerrë në pritë. Pas kësaj, Talo Çela mund të bëjë çdo gjë, mjaft vetëm ta mendojë dhe t’ja vërë synim vetes. Policia nëse mundet, le ta kapë..

LAJMI KRYESOR: Burg Dumanit, gjyqtarja i cakton masën në spital, avokati: S’kishte planifikuar vrasje

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll