Aktualitet

Anila Prifti vlerësohet me çmimin “Fatos Baxhaku”: Gazetaria është gjymtuar, unë mbijetova

1 Prill 2022, 12:14 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Anila Prifti është vlerësuar me çmimin e parë ‘Fatos Baxhaku’ në konkursin kombëtar të shkrimeve, Fact Checking. Në fjalën e saj, pasi tërhoqi çmimin, Prifti përmendi paragjykimet që e shoqërojnë gazetarin sot dhe betejën e saj për t’ia dalë mbanë në realizimin e kësaj pune me integritet, pa rënë ndesh me parimet e këtij profesioni.

“Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan. Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet. Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën. Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo.
Tek ‘Dyert e Renda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet, të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”. Përpiquni që kjo të ndryshojë! Ju faleminderit! “, u shpreh gazetarja Anila Prifti.

Vlerësimi mban emrin e Fatos Baxhakut, që ishte shembulli i gazetarit me integritet dhe me parimet e një gazetarie cilësore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anila prifti gazetare anila prifti gazetare

Sondazh

Poll