Aktualitet

PLAGOSJA e kreut të njësisë administrative! Konflikti nisi brenda zyrës së Simonit

1 Prill 2022, 12:08 Nga DOSJA
PLAGOSJA e kreut të njësisë administrative! Konflikti nisi brenda

LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me njoftimin zyrtar për plagosjen e kreut të Njësisë Administrative në Kallmet. Sipas policisë, është plagosur me armë zjarri kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Lezhës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

NJOFTIMI:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi Besnik Simoni, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: VD-Breshëri kallashnikovi zyrtarit në Lezhë, sherri nisi në zyrë, autori në kërkim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset besnik simoni plagoset besnik simoni

Sondazh

Poll