Politike

Basha vazhdon me takimet, mbledh demokratët në Elbasan:Non grata nuk duhet të jetë pjesë…

31 Mars 2022, 18:55 Nga DOSJA
Basha vazhdon me takimet, mbledh demokratët në Elbasan:Non grata nuk

ELBASAN- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar takimet me demokratët ditën e sotme. Basha është fotografuar pasditen e sotme me demokratët e qytetit të Elbasanit. Basha gjatë takimit me dëmokratët ka deklaruar se i qëndron mendimit të tij se Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Grupit Parlamentar apo të kandidojë për kreun e Partisë.

“Kam qenë i detyruar per të dhënë mesazhin e bashkimit të partisë Demokratike, por i qendroj faktit se non grata nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar apo të kandidoj për kreun e partisë”, mësohet të ketë thënë Basha.

Lulzim Basha, hoqi dorë nga drejtimi i PD-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më datë 6 mars, ku shumica e deputetëve i kërkuan të mbante përgjegjësi për këtë rezultat.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll