Aktualitet

Artan Hoxha: Alqi Bllako nuk ndodhet në asnjë institucion ligj zbatues

31 Mars 2022, 21:31 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Alqi Bllako nuk ndodhet në asnjë institucion ligj zbatues

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka konfirmuar se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk është prangosur dhe nuk ndodhet në asnjë prej institucioneve ligjzbatuese. Në një lidhje me emisionin “Log.”, Artan Hoxha tha se është interesuar në SPAK por nuk ka asnjë konfirmim mbi vendndodhjen e ish-deputetit Bllako. Po ashtu, shtoi se është interesuar personalisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por në asnjë nga institucionet nuk ndodhet i ndaluar Alqi Bllako.

Pjesë nga biseda telefonike:

Hoxha: Duke filluar që nga SPAK-u nuk reagon zyrtarisht se cila është gjendja e personit Alqi Bllako, është ndaluar, është arrestuar, apo është larguar. Ai e ka telefonin e fikur. Unë u takova me avokatin e tij, i cili është i pajisur me prokurë nga avokati i vetë por nuk ka pasur kontakt. Dje e ka marrë prokurën. Kjo e bën qesharake situatën. Është e vërtetë se ai është i biri i një polici të vjetër. Kjo është situatë sa komike dhe tragjike. Do të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi me kryeprokurorin Adriatik Llalla, që do të thotë se policia duhet ta mbante nën mbikëqyrje.

Xhafo: Sa kohë i duhet që të shpallet në kërkim ndërkombëtar, siç ndodhi me zotin Llalla i cili u arrestua në Itali?

Hoxha: Zoti Llalla nuk u arrestua fare. Policia duhet të ushtrojë kontrollet në të gjitha adresat, të kontrollojë pikat kufitare dhe më pas mund të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Gjithë ditën u tha se ai u dorëzua. Kam komunikuar me Drejtorinë e Burgjeve, më Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dhe të dyja këto institucione më konfirmojnë se ky person nuk është i ndaluar.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh me Alqi Bllakon? GJKKO pranon kërkesën e SPAK: Arrest me burg për ish-deputetin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako ne spak artan hoxha alqi bllako alqi bllako ne spak artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 20:32

Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

Në emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79. Haxhiu shprehet se në rrëfimin...