Aktualitet

E FORTË!Artan Hoxha: Dumani do të ekzekutonte një biznesmen, e kontraktoi një grup kriminal

31 Mars 2022, 21:06 Nga DOSJA
E FORTË!Artan Hoxha: Dumani do të ekzekutonte një biznesmen, e

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen që dy ditë më parë shkaktoi bujë të madhe në vend, plagosja dhe kapja e Nuredin Dumanit. Dje, gjatë emisionit “Opinion” se Nuredin Dumani ishte nisur për të ekzekutuar një person në qytetin e Elbasanit, por i prenë rrugën dhe e plagosën.

Sot, në “Xhungël.al”, ai ka publikuar detaje të tjera. Sipas tij, bashkëpunëtori i Dumanit, Henrik Hoxha, i cili është personi që e ka ndihmuar për ta çuar në Fier, ka dhënë detaje për Policinë lidhur me identitetin e personit që do të hiqnin qafe. Por deri më tani dihen vetëm inicialet e tij. Biznesmeni do të eliminohej për llogari të një bande kriminale që merrej më trafikun e kokainës dhe heroinës, por edhe në këtë pikë, “fijet priten”.

“Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela. Nuredin Dumani mësohet se kishte shkuar në qytetin e Elbasanit për të ekzekutuar biznesmenin me inicialet E.K. Vrasja do të bëhej me pagesë për llogari të nje organizate kriminale të njohur në trafikun nderkombetar të kokaines dhe heroinës, me aktivitet në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Angli. Prokuroria është duke hetuar në lidhje me këtë ngjarje dhe i ka kerkuar Policisë të marrë masa për sigurinë e biznesmenit dhe familjes së tij,”-shkruan në artikullin e publikuar Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 20:32

Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

Në emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79. Haxhiu shprehet se në rrëfimin...

Aktualitet 31 Mars 2022, 18:04

MOS, ngelëm pa satelitë!

TIRANË– Muaji mars iku, po ne ngelëm “bosh”! Pa satelitin e premtuarnga kryeministri Edi Rama në hapësirë. Ky i fundit premtoi publikisht...