Aktualitet

Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

31 Mars 2022, 20:32 Nga DOSJA
Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

Në emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79. Haxhiu shprehet se në rrëfimin e të atit pas vizitës së tij në të gjithë Shqipërinë, nuk ka dëgjuar të thotë asnjë fjalë të keqe për Enver Hoxhën pavarësisht gjendjes të vështirë ekonomike të vendit në atë periudhë.

PJESË NGA BISEDA: 

Baton Haxhiu: Unë e kam dashur Enver Hoxhën.

Blendi Fevziu: Këtë raportin me dashurinë problematike e ke pasur gjithë jetën.

Baton Haxhiu: Për arsye se unë e kam dashur Shqipërinë dhe kur e kam dashur Shqipërinë, e kam dashur Enver Hoxhën dhe natyrshëm, kjo dashuri irracionale ka qenë për pasojë se identiteti jonë ka qenë i atakuar, sa më shumë që atakohej identiteti jonë (i shqiptarëve të Kosovës), aq më shumë e madhëronim Enver Hoxhën.

Blendi Fevziu: A është e vërtetë Baton se babai yt pasi e ka vizituar Shqipërinë nuk ju thoshte ju që Shqipëria ishte në ditë të zeza ekonomikisht?

Baton Haxhiu: Në vitin 1979 kur ka qenë, e ka vizituar të gjithë Shqipërinë dhe ka qenë radha e njerëzve tek ne në shtëpi sikur morti kur vjen për të dëgjuar se çfarë është Shqipëria. Po si nuk e nxorri asnjë fjalë të keqe mor burrë.

Blendi Fevziu: Dhe çfarë ju tha në fund, mbrapa?

Baton Haxhiu: Unë e kam pasur dhe siklet në fillim kur keni bërë dhe emisionet e para për Enver Hoxhën. Çfarë është ky Blendi Fevziu?! Ku e di ai se kush është Enver Hoxha?! Dhe pasi e vizitoi Shqipërinë, nuk ka pasur shanse që ta nxirrte një fjalë të keqe sepse ne na është dashur që ta ndanim rrugën tonë, ose me Jugosllavinë, ose me Shqipërinë.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu baton haxhiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 18:04

MOS, ngelëm pa satelitë!

TIRANË– Muaji mars iku, po ne ngelëm “bosh”! Pa satelitin e premtuarnga kryeministri Edi Rama në hapësirë. Ky i fundit premtoi publikisht...