Politike

Berisha i paftuar në mbledhjen e grupit? Boçi zbulon çfarë ndodhi në PD: Kishte debat!

31 Mars 2022, 18:16 Nga DOSJA
Berisha i paftuar në mbledhjen e grupit? Boçi zbulon

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë detaje të tjera lidhur me çfarë ka ndodhur brenda mbledhjes së sotme të grupit parlamentar. Në fjalën e tij, gjatë “Radari Informativ”, ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha kishte të drejtë të merrte pjesë në mbledhje, duke shtuar se ishte e drejta e çdokujt për të qenë pjesë e takimit.

Po ashtu, Boçi tha se brenda grupit pati diskutime në formë debati, por çdo gjë ishte brenda kornizës.

“Prania e zotit Berisha ishte paralajmëruar nga dy elementë një elementi ligjor dhe i dyti paralajmërimi moral i vetë zotit Berisha i cili pati deklaruar se do të ishte pjesë e mbledhjes. Në këtë rast ishte një ardhje ligjore dhe morale. Biseda në formë debati ishte brenda kornizës politike dhe korrektesës së retorikës së përdorur. Themi që u krye një ritual i domosdoshëm i përcaktimit të pozicionimeve dhe të një opinioni që ekziston,”-tha ndër të tjera Boçi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luciano boci pd mbledh grupin 31 mars 2022 luciano boci pd mbledh grupin 31 mars 2022

Sondazh

Poll