Politike

Meta takon delegacionin britanik në Shqipëri: Cmoj angazhimin e Anglisë për vendin tonë

31 Mars 2022, 15:10 Nga DOSJA
Meta takon delegacionin britanik në Shqipëri: Cmoj angazhimin e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në takim grupin parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Britani e Madhe si dhe ambasadorin britanik Alastair King Smith. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se vizita ishte një mundësi e mirë për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar midis dy vendeve. Gjithashtu Meta shkruan se çmon angazhimin e Anglisë për mbështetjen ndaj vendit.

 Postimi i Plotë:

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim shumë të këndshëm dhe të frytshëm me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Britani e Madhe, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Sh.T.Z. Alastair King Smith. E vlerësova këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar midis dy vendeve, por edhe si një shtysë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare dhe për një prani më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri, nisur nga fakti që Kryetari i Grupit, z.Martin Vickers mban edhe postin e të Dërguarit të Posaçëm të Kryeministrit Boris Johnson, për Tregtinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Çmova gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, veçanërisht mbështetjen në forcimin e shtetit ligjor dhe demokratik, luftën kundër krimit të organizuar, imigracionit të paligjshëm dhe reformave ekonomike. Ju shpreha ligjvënësve britanikë mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin tonë. Emërimi i Sir Stuart Peach, si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit Johnson për Ballkanin Perëndimor, është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë nga Mbretëria e Bashkuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alastair king smith ilir meta alastair king smith ilir meta

Sondazh

Poll