Politike

VIDEO- Berishës i ‘rrëshket’ goja: Brava, më falni Lul Basha….

31 Mars 2022, 15:15 Nga DOSJA
VIDEO- Berishës i ‘rrëshket’ goja: Brava, më falni

TIRANË– Pavarësisht se është shprehur se për të Lulzim Basha është deputet i Partisë Demokratike, lideri historik i PD-së e ka shumë të vështirë t’ia largojë nofkën ‘brava’. Përpara mediave, sot Berishës ‘i rreshkiti goja’ dhe e thirri Bashën në të njëjtën formë që ka bërë për muaj me radhë gjatë përplasjes mes tyre.

“Se po të kishte bazë do të shkojë tek Gjykata, anëtarësia e partisë e gjykoi dhe i dha Bravës, Lul Bashës me falni, shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor,”- tha Berisha ndër të tjera.

Nofka ‘brava’ lindi në momentin që Basha u ‘izolua’ në selinë e PD-së, të cilëne blindoi pak ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit. Mos hapja e dyerve prej tij, ka bërë që Berisha ta thërrasë ‘lul pengu’, e ‘lul brava’.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll