Bota

“I ringjallëm të birin, e ka pranë vetes”, Sam Domingo bën deklaratën shokuese për John Travoltën: Kërkoi ndihmën e

12 Korrik 2019, 10:09 Nga DOSJA
“I ringjallëm të birin, e ka pranë vetes”, Sam

Sam Domingo, ish bashkëshortja e tenorit me famë botëtore Placido Domingo ka zbardhur detaje nga sekti misterioz që lufton me shpirtin e njeriut në Kishën Shkencologjike. Në prononcimin e saj për mediat ndërkombëtare Domingo ka nxjerrë në pah edhe disa detaje shokuese në lidhje me yjet që kanë kërkuar ndihmë nga ritualet e kishës.

Teksa Sam ka qenë pjesë e Kishës për 22 vjet deklaroi se ka parë edhe vetë që ylli hollivudian John Travolta, i dëshpëruar ka tentuar të rikthejë në jetë të birin e tij.

“U përpoq të shpëtonte djalin e tij 16-vjeçar, Jett, në kohën kur adoleshenti pësoi një krizë të thellë epilepsie.

Teksa gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital, Travolta kërkoi ndihmën e Kishës. Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje.

Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu. Por ai u rikthye në jetë dhe pse jo në trupin etij. Pak muaj më vonë gruaja e John ishte shtatzënë. Ne e bëmë punën tomë, pasi në trupin e djalit të tyre Ben është pikërisht shpirti i Jett,”- thotë Domingo.

Kisha Shkencologjike është një sekt që për shumë njerëz konsiderohet si Satanist për nga mënyra se si i trajton çështjes spiritualiste.

Pjesë e kësaj kishe është gjithashtu aktori Tom Cruise. Aktori është ndarë nga dy gratë e tij ët fundit pikërisht për idetë që ka pasur në lidhje me këtë kishë.

Pjesë e këtij sekti janë edhe shumë njerëz të tjerë të pasur, të cilët nuk dëshirojnë të largohen nga kjo botë. Ata mbeten shumë herë edhe anonimë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ben travolta jett travolta john travolta ben travolta jett travolta john travolta

Sondazh

Poll