Bota

24-vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohet sot genocidi më i rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore

11 Korrik 2019, 11:55 Nga DOSJA
24-vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohet sot genocidi më i

BOSNJE- Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, më 11 korrik të vitit 1995.

Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Sot në qendrën përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë, u nderuan viktimat, ku morën pjesë politikanë dhe figura të larta të politikës nga vende të ndryshme.

Kjo masakër konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane.Ai solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

Në këtë ceremoni mori pjesë dhe presidentja kroate,  Kolinda Kitaroviç, e cila nderoi viktimat, duke vendosur lule lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.

Ndërsa, dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim,deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, deklaruan zyrtarët e BE-së.

Foto nga ceremonia e përkujtimit të viktimave nga masakra e Srebrenicës

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 24 vjetori i genocidit ne srebrenice masakra e srebrenices perkujitmi i viktimave 24 vjetori i genocidit ne srebrenice masakra e srebrenices perkujitmi i viktimave

Sondazh

Poll