Bota

24-vjetori i genocidit të Srebrenicës/ Presidentja kroate e mbuluar me shami nderon viktimat: Masakër e politikës serbomadhe

11 Korrik 2019, 11:27 Nga DOSJA
24-vjetori i genocidit të Srebrenicës/ Presidentja kroate e mbuluar me

BOSNJE- Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

E pranishme në këtë ceremoni përkujtimore, ishte dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila i ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në 24- vjetorin e tragjedisë.

Kitaroviç u shfaq e mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, teksa ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.

Sot me pikëllim i kujtojmë më shumë se 8 mijë viktimat e tragjedisë së Srebrenicës. Ky akt gjenocidial, i kryer në emër të programi politik serbomadh, duhet gjykuar moralisht, drejtësisht dhe politikisht. Obligimi ynë është kujtimi i viktimave të pafajshme, në ruajtjen afatgjatë të paqes, në mënyrë që tragjedi të tilla mos t’i ndodhin më askujt”, ka thënë presidentja kroate.

Çfarë është masakra e Srebenicës?

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si genocid.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 24 vjetori i masakres se srebenices genocidi i srebenices kolinda kitarovic presidentja kroate 24 vjetori i masakres se srebenices genocidi i srebenices kolinda kitarovic presidentja kroate

Sondazh

Poll