Bota

Lajm i keq për emigrantët, SHBA do të nisë dëbimin masiv më 14 Korrik

12 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Lajm i keq për emigrantët, SHBA do të nisë dëbimin

SHBA- Shtetet e Bashkuara  kanë deklaruar se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.

Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja, raporton REL

Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar.

Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës.

Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave imigrante për qëllime politike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota debimi i emigranteve donald trump shba debimi i emigranteve donald trump shba

Sondazh

Poll