Bota

Bashkëthemeluesi i ‘Apple’, Steve Wozniak: Gjeni një mënyrë dhe braktiseni përfundimisht Facebook-un

12 Korrik 2019, 06:36 Nga DOSJA
Bashkëthemeluesi i ‘Apple’, Steve Wozniak: Gjeni një

Steve Wozniak, bashkëthemeluesi i “Apple”, ka bërë një reagim duke rekomanduar të gjithë përdoruesit e Facebook-ut që të heqin dorë nga ky rrjet pasi shqetësimet mbi privatësinë janë përhapur shumë.

68-vjeçari nuk ka më një adresë të tijën në Facebook, sepse e fshiu që pas skandalit të ‘Cambridge Analytica’ në vitin 2018.

Pyetjes nëse celularët tanë na përgjojnë, Wozniak u përgjigj: “Unë jam i shqetësuar për gjithçka. Unë nuk mendoj se ju mund ta ndaloni këtë gjë. Kush e di nëse telefoni im nuk po përgjohet tani”-shtoi ai.

Sipas bashkëthemeluesit të “Apple”  njerëzit nuk janë të mbrojtur, dhe shpjegon se bisedat që cdo njeri mund t’i mendojë sei shuëm private në celular, në fakt nuk janë të tilla.

“Ne e shohim çdo ditë tani me çdo shkelje të të dhënave, çdo shkelje të privatësisë, lajme të rreme pafund duke nxitur mllef ndaj njerëzve në kombe të ndryshme. Në rrjet ka vetëm mrekulli të rreme në këmbim të përfitimeve personale”-përfundoi Wozniak.

Marrë dhe përshtatur nga Makeit

A.C.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkëthemeluesi i “apple” facebook steve wozniak bashkëthemeluesi i “apple” facebook steve wozniak

Sondazh

Poll