Aktualitet

E RËNDË në Elbasan! Burri kërcënon gruan me automatik, kapet nga policia

31 Mars 2022, 12:33 Nga DOSJA
E RËNDË në Elbasan! Burri kërcënon gruan me automatik,

ELBASAN– Luan Pjetri është 44-vjeçari i cili është arrestuar në Elbasan pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia informon se Pjetri është vënë në pranga. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik. Ai do të akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri kërcënon gruan elbasan luan pjetri burri kërcënon gruan elbasan luan pjetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 11:08

Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

Në Tiranë është zhvilluar mbrëmë (30 mars 2022) një takim gjeneratash, gazetarësh dhe krijuesish, të cilët kanë bashkëpunuar në vite me gazetën “Studenti”, me p...