Aktualitet

Sekuestrohen 2 mln € pasuri, makina, vila e toka në Palasë në pronësi të të riut me 3 emra

31 Mars 2022, 11:32 Nga DOSJA
Sekuestrohen 2 mln € pasuri, makina, vila e toka në Palasë

TIRANË– Sekuestrohen 2 milion euro pasuri në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si Stiven Alku alias Geralf Kadriu alias Serxho Kadriu, banues në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është bërë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Alkut. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë (vilë), së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një ndërtesë (vilë) në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që 34-vjeçari dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. I riu rezulton të jetë ndaluar më parë nga autoritetet policore hollandeze dhe gjermane, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrim parash”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksionet”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 2 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit. Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transaksionet”, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit S. A. alias G. K. alias S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është ndaluar më parë nga autoritetet policore hollandeze dhe gjermane, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrim parash”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht: Një ndërtesë (vilë), së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një ndërtesë (vilë) në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet geralf kadriu sekuestrohen 2 mln euro pasuri serxho kadriu stiven alku geralf kadriu sekuestrohen 2 mln euro pasuri serxho kadriu stiven alku

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 11:08

Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

Në Tiranë është zhvilluar mbrëmë (30 mars 2022) një takim gjeneratash, gazetarësh dhe krijuesish, të cilët kanë bashkëpunuar në vite me gazetën “Studenti”, me p...