Aktualitet

Foto/ Ofroi 50 euro për të korruptuar policët në Rinas, mangësi në dokumentacione

31 Mars 2022, 11:10 Nga DOSJA

TIRANË-N. K., është vendosur nën hetim pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të kaluar kufirin në Rinas, në Aeroportin Nënë Tereza pasi i kishte mangësi në dokumentacione. Gjatë kontrollit për dokumentacionit, ai iu ka ofruar 50 euro për të korruptuar policët. Pas përfundimeve procedurale, qytetari N. K është lënë i lirë.

Njoftimi i Policisë

Goditet një rast i mitëdhënies.Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasi N. K., i cili kishte mangësi në dokumentacion. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 50 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aeroportin nënë tereza rinas aeroportin nënë tereza rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 11:08

Zgjerimi i hapësirave mediatike për studentët

Në Tiranë është zhvilluar mbrëmë (30 mars 2022) një takim gjeneratash, gazetarësh dhe krijuesish, të cilët kanë bashkëpunuar në vite me gazetën “Studenti”, me p...