Aktualitet

Mbledhja e PD! PËRPLASJET, Alibeaj: Je i paftuar, s’je në grup. Berisha: Pranoni realitetin

31 Mars 2022, 07:26 Nga DOSJA
Mbledhja e PD! PËRPLASJET, Alibeaj: Je i paftuar, s’je në grup.

TIRANË– Mbledhja e grupit parlamentar e Partisë Demokratike në selinë blu ka nisur me debate. Ishte kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili iu drejtua liderit historik Sali Berishës duke i thënë se nuk është i ftuar në atë mbledhje. Nga ana tjetër, Berisha i tha se i vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Në mbledhje mungon ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha, ndërsa kjo është mbledhja e parë e Grupit që pas vendimit të gjykatës që i dha drejtimin e PD Grupit të Rithemelimit.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi i PD, prezent Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, mungon Basha

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd mbledh grupin 31 mars 2022 pd mbledh grupin 31 mars 2022

Sondazh

Poll