Aktualitet

Zjarr në dhomën e spitalit në Korçë! Pacienti ndezi cigare, afër kishte maskën e oksigjenit

31 Mars 2022, 06:18 Nga DOSJA
Zjarr në dhomën e spitalit në Korçë! Pacienti ndezi

KORÇË– Mesnatën e sotme është përfshirë nga zjarri një prej dhomave në godinën e sanatoriumit në Korçë. Për pasojë ka marrë djegie në trup një prej pacientëve që ishte i shtruar. 62-vjeçari me incialet B.D tashmë po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Dyshohet se pacienti ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës dhe ai ka marrë dëmtime në fytyrë. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce zjarr ne spitalin e korces korce zjarr ne spitalin e korces

Sondazh

Poll