Aktualitet

Inceneratori i Fierit, Tomorri: Klasifikohet si truall, SPAK nuk e sqaron si ndodhi gabimi

31 Mars 2022, 05:37 Nga DOSJA
Inceneratori i Fierit, Tomorri: Klasifikohet si truall, SPAK nuk e sqaron si

TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka bërë të ditur se toka e inceneratorit të Fierit është klasifikuar nga qeveria si tokë trualli. Ky gabim sipas tij nuk është sqaruar më nga SPAK. Tomorri shkruan se i pari që e vuri re këtë gabim të qeverisë ishte Armando Subashi, i cili më pas ka njoftuar Alqi Bllakon i cili i ka thënë se vendimi doli dhe nuk kemi ç’bëjmë. Më tej në ‘lojë’ futet edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka. Sipas Tomorrit, Koka i ka bërë të ditur Subashit se vendimi ishte gabim mirëpo Subashi e shpronësoi tokën sipas vendimit të qeverisë.

‘Nuk dihet nese bashkia e Fierit dhe Ministria e Mjedisit e njoftuan Keshillin e Ministrave dhe sekretarin Engjell Agaci, qe vendimi i qeverise ishte gabim’- shkruan më tej ai.

SHKRIMI:

Eshte shume e habitshme kjo historia e shpronesimit te tokes se inceneratorit ne Fier. Pronari i tokes aty ka qene Nevin Godo, bashkeshortja e te ndjerit Sabri Godo. Toka ka qene ne kategorine are, pra toke bujqesore. Por qeveria e ka nxjerr vendimin e shpronesimit gabim dhe e ka klasifikuar si toke truall. Diferenca ne vleren qe duhet te paguante buxheti ishte 100 e ca mije euro.

Se si ka ndodhur gabimi, SPAK nuk e sqaron. Por i pari qe e pikasi se vendimi i qeverise ishte gabim qe Armando Subashi. Kjo pasi leket e shpronesimit i paguan bashkia. Para se te niste pagesat per shpronesimin, zoti Subashi njofton Alqi Bllakon se vendimi i qeverise eshte gabim dhe i kerkon atij te saktesoje se me cfare vlere duhet ta shpronesoje Bashkia pronen. Zoti Bllako i kthen pergjigje dhe i thote tani qe ka dale vendimi i qeverise s’kemi cbejme, vazhdo shpronesoje si truall.

Me pas per kete ceshtje njoftohet ish ministri i mjedisit, Lefter Koka. Ndryshe nga Bllako, zoti Koka me tu vene ne dijeni i shkruan Armando Subashit, meqe vendimi i qeverise eshte bere gabim, shpronesoje si toke are, pra jo me 400 e ca leke metri por me 200 e ca leke metri. Ironikisht shkresen e zotit Koka e ka firmosur edhe zoti Bllako, qe me pare i thoshte Subashit shpronesoje si truall sipas vendimit te qeverise.

Por me gjithe shkresen e Lefter Kokes, Armando Subashi vazhdon e shproneson sipas vendimit te qeverise. E pakuptueshme eshte se pse Keshilli i Ministriave nuk e korrigjoi vendimin e shpronesimit.

Nuk dihet nese bashkia e Fierit dhe Ministria e Mjedisit e njoftuan Keshillin e Ministrave dhe sekretarin Engjell Agaci, qe vendimi i qeverise ishte gabim. Spak nuk e sqaron kete. Por ashtu sic e ka pergatitur dosjen, aty nuk thote ne asnje rresht qe kategoria e tokes u falsifikua me qellim. Perkundrazi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll