Aktualitet

Inceneratorët/ Bllako dorëzon mandatin, Kuvendin anulon Këshillin, SPAK ‘tund’ prangat

30 Mars 2022, 15:16 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Bllako dorëzon mandatin, Kuvendin anulon

TIRANË– Alqi Bllako ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra e Bllakos për heqjen dorë nga mandati mbërriti në Kuvendin e Shqipërisë me postë, vetëm para orë para se të mblidhej Këshilli i Mandateve, që ishte caktuar në orën 18:00. Ndërsa kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos.

Nga Kuvendi, Alibeaj tha se vendimi nëse do i hiqet mandati Bllakos, duhet të merret nga ky Këshill. Por Nikolla i ka kthyer përgjigje duke u shprehur se vendimi tashmë ishte marrë nga vetë Bllako. Disa orë më vonë, ajo ka dërguar edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e ka rrugën e të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk ka më imunitet. Vetë Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se për të marrë një vendim duhet pritur reagimi zyrtar i Kuvendit. Dhe ky erdhi! Kryeparlamentarja Lindita Nikolla zyrtarisht anuloi mbledhjen e Këshillit të Kuvendeve pasi Bllako dorëzoi mandatin. Në këtë mënyrë, mbledhja e Këshillit të Mandateve, që do të vendoste për mandatin e deputetit në orën 18:00 është anuluar.

Bllako akuzohet se ka përfituar 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e  Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LETRA shkoi! Nikolla i shkruan SPAK: Alqi Bllako s’ka më mandat (HAPET rruga për arrestim)

Mandati i Bllakos/Lindita Nikolla i përgjigjet grupit të PD: E dha vetë dorëheqjen(SHKRESA)

Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë kërkojnë mbajtjen e Këshillit të Mandateve

Alibeaj: Kemi bërë kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ajo që bëri Nikolla…

Prangat po i “tunden”, SPAK mund të arrestojë nga çasti në çast Alqi Bllakon

Dorëzimi i mandatit nga Alqi Bllako, reagon Kuvendi

SHKRESA: Alqi Bllako dorëzon mandatin zyrtarisht, mbërrin shkresa në Kuvend me postë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll