Aktualitet

‘Nxirrini përjashtë’/ Bërxholi: Balla futet në stallat e shpendëve pa asnjë veshje, skandal

31 Mars 2022, 05:13 Nga DOSJA

TIRANË– Profesori Kristaq Berxholi ka bërë publike një rast që ka ndodhur në një nga stallat e shpendëve me protagonist kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai shkruan se Balla është futur në një nga stallat e shpendëve pa pasur asnjë nga veshjet që çdo kush duhet të ketë kur futet në këto ambiente. Duke ndarë fotot, profesori kërkon që të mos shfrytëzohet pushteti që njerëzit e politikës kanë dhe të mos bëjnë gabime të tilla që janë fatale e me pasoja.

POSTIMI:

Hapu dhe te futemi! Skandal. Taulant Balla futet ne stallat e shpendeve pa asnje veshje, ne shkelje te ligjit te mbrojtjes se shpendeve dhe kur ne kulmin e sutuates emergjente te gripit h5n8. pronare mos i pranoni edhe sikur me veshje te jene. nuk duhet te futen ne stallat e shpendeve askush, me perjashtim te veterinerit dhe punonjeses. nxirrni perjashta. Njerez te politikes: Mos shfrytezoni pushtetin per te bere gabime te tilla fatale e me pasoja. edhe me veshje, nuk eshte profesioni juaj ne stalla. jeni njerez te larte. mire sherbimin veterinar nuk e ndihmoni, po pse e ngaterroni. e kuptoni qe rrezikoni komplekset. e pate si ndodhi ne durres. ndodh infektimi i shpendeve e ju nuk e kuptoni fare. shkoni tek tregjet e kafsheve, p.sh ne milot ku eshte skandal.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristaq berxholi taulant balla kristaq berxholi taulant balla

Sondazh

Poll