Aktualitet

“Dua 18 kg”/ Kapen 3 kushërinjtë shqiptarë, kishin 2 ferma kanabisi në Angli (Përgjimet)

30 Mars 2022, 21:49 Nga DOSJA
“Dua 18 kg”/ Kapen 3 kushërinjtë shqiptarë, kishin 2

BRITANI E MADHE- Tre kushërinjtë shqiptarë kanë dalë para drejtësisë angleze pasi u kapën në fermat e ngritura për të mbjellë kanabis me vlerë deri në 70 mijë paund. Fatmir Kurmekaj 34 vjeç, Fatjon Kurmekaj 36 vjeç dhe Adrian Kurmekaj 20 vjeç u kapën teksa ishin duke lëvizur me makinë teksa po shkonin drejt Plymouthit më 25 gusht të vitit të kaluar. Brenda makinave gjetën grupe çelësash, të cilat ishin të lidhur me një numër pronash në Plymouth – dy prej të cilave ishin konvertuar “në fabrika kanabisi”.

Pas marrjes së informacionit policia bastisi pronat ku gjeti edhe rrënjët e kanabisit që po kultivoheshin. Shqiptarët akuzohen dhe u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit të klasit B. Në një nga këto pronat u gjet edhe një person tjetër, që sipas mediave britanike quhet Teslim Muhmutag. Shtëpitë ishin kthyer “në një fermë të sofistikuar” kanabisi, me pjesë të një dyshemeje dhe tavani të çmontuar për të lejuar që e gjithë shtëpia t’i kushtohej rritjes së bimëve.

Fillimisht policia arrestoi Fatmirin dhe Fatjon, ndërsa Adriani i shqetësuar për ta u kishte telefonuar tre herë 75 minuta pas arrestimit. Në përgjimet e zbuluara nga policia britanike kanë dalë bisedat mes kushërinjve kur më 3 korrik 2021 Adrian Kurmekaj i dërgon një mesazh Fatjonit ku diskutohej mbi fermën e kanabisit.

“18 kilogramë e gjysmë për të mërkurën”, ndërsa Fatjoni i përgjigjej se “po pinte një birrë me shokët – mora 8 për ty, nesër do të kesh pjesën tjetër dhe paratë”.

Mes 1 majit dhe 26 gushtit, Teslim Muhmutag kishte bërë tre telefonata me Adrian Kurmekajn dhe asnjë me Fatmirin dhe Fatjonin, megjithatë, Adriani kishte bërë 738 ndërveprime me Fatmirin dhe Fatjonin në atë kohë. Por Adriani pretendonte se ishte thjesht një kopshtar. Për shkak se fliste më mirë anglisht, ai gjithashtu kishte për detyrë të fliste në një dyqan në Newport, si dhe të renditte faturat dhe të dërgonte letra që u duheshin për “punë”. Adrian Kurmekaj i kishte thënë policisë se ai kishte borxh 22 mijë paund dhe për këtë arsye ishte detyruar të punonte në fermën e kanabisit dhe se kishte qenë në Angli vetëm për dy vjet – dhe në Plymouth për dy muaj.

Avokati i Adrianit tha gjithashtu se i riu kishte humbur punën në lavazh në Leicester dhe më pas lëvizi për në Plymouth. Nga ana tjetër gjykata e cilësoi fermën e kanabisit si një tregti të mirëfilltë të lëndëve narkotike dhe se Adriani kishte kontakte të rregullta me kushërinjtë Fatjon dhe Fatmir Kurmekajn. Adrian Kurmekaj u dënua me 30 muaj burg, ndërsa vendimi ndaj dy kushërinjve të tij pritet të jepet më 22 prill.

Marrë nga plymouthherald.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adrian kurmekaj arrestohen shqiptaret ne angli fatjon kurmekaj fatmir kurmekaj adrian kurmekaj arrestohen shqiptaret ne angli fatjon kurmekaj fatmir kurmekaj

Sondazh

Poll