Aktualitet

Gripi i shpendëve, Frida Krifca: Konsumoni pula! Virusi s’duhet të kishte ndodhur tani, por

30 Mars 2022, 21:23 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, Frida Krifca: Konsumoni pula! Virusi s’duhet

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifa u shpreh se për kosumatorët shqiptarë është e sigurtë që të konsumojnë mish pule dhe vezë, edhe pse në vend janë shënuar qindra mijëra raste me gripin e shpendëve.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Krifca tha se të gjitha pulat e infektuara janë asgjesuar dhe se nuk ka asnjë rrezik që ne të kemi konsumuar ndonjë prej tyre. Gjithashtu ajo shtoi se në fakt koha e gripit ishte e papërshtatshme për ekonominë pasi bie ndesh me krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“A kemi konsumuar pula të infektuara? Frida Krifca: Jo! Janë asgjesuar. Është i rëndësishëm plani i kontigjencës, kemi shtuar prezencën e veterenerëve. Nuk kemi asnjë verifikim që produket që janë hedhur në treg. Duhet të konsumoni mish pule sepse nuk ka më asnjë rrezik. Do e kishim dëgjuar deri më tani po të kishte rrezik për njerëzit. Në Durrës nuk kemi pasur më infektime të tjera, as në shpendët e oborrit. Do ketë shtrenjtim të vezëve? Ka impakt psikologjik. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur tani, por është virus që nuk i vë do kufizime,“-tha ajo ndër të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll