Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina humbet kontrollin, plagoset 2-vjeçari

30 Mars 2022, 16:22 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, makina humbet kontrollin, plagoset

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bathorë të Tiranës. Një person me iniciale Z.D ka humbur kontrollin e makinës dhe është përpklasur me murin rrethues të një banesë. Për shkak të aksidentit është lënduar i mituri 2-vjeçar, i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.  Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll