Aktualitet

VD-Mbledhja e grupit/ Berisha: Nesër unë do shkoj, kjo është normale, ç’keni tjetër?

30 Mars 2022, 13:47 Nga DOSJA
VD-Mbledhja e grupit/ Berisha: Nesër unë do shkoj, kjo është

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mbahet nesër në selinë e Partisë Demokratike. Pas një takimi me deputetët e Rithemelimit, i pyetur nga mediat nëse është njoftuar për mbledhje, Berisha tha se informacionin ia kanë dërguar kolegët e tij, duke konfirmuar pjesëmarrjen. Po ashtu, ai komentoi edhe kushtin që ka vendosur kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se i pranon të gjithë në mbledhje përvec Sali Berishës. Megjithatë Berisha tha se këtë kusht nuk e ka dëgjuar dhe se do të marrë pjesë në mbledhje.


PJESË NGA KONFERENCA:

A keni marrë dakordësinë për të qenë nesër në mbledhjen e grupit, Alibeaj ka kërkuar që të mos jeni ju?

Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe votimin në zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di të jetë shprehur kështu zoti Alibeaj të jetë shprehur kështu edhe nëse ju ka autorizuar ju. Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë.

Pyetje: A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Berisha: Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

Pyetje: A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Berisha: Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj, normale. Kjo është! Tjetër çfarë keni? Mirë atëherë…

Mbledhja nesër do të nisë në orën 09:00 në selinë blu. Pjesë e diskutimeve mësohet se do të jetë situata aktuale në PD, pasi gjykata i ka dhënë vulën e selinë Rithemelimit. Po ashtu, nuk dihet nëse në mbledhjen e grupit do të marrë pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka nisur të zhvillojë takime me bazën.

SHIKO EDHE KËTË:

Situata në PD! Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike pd mbledh grupin 31 mars 2022 sali berisha pd mbledh grupin 31 mars 2022 sali berisha

Sondazh

Poll