Aktualitet

“Kërkon miliona euro”/ Lala: Shqipëria është dërguar në Arbitrazh nga një kompani

30 Mars 2022, 08:32 Nga DOSJA
“Kërkon miliona euro”/ Lala: Shqipëria është

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shteti shqiptar ka një gjyq tjetër në arbitrazh me një kompani që Këshilli i Ministrave i bllokoi aktivitetin pasi kishte ndërtuar një landfill në Durrës. Lala tha në emisionin “Opinion” se kompania kërkon miliona euro nga shteti shqiptar, ndërsa thekson se një kontratë të ngjashme si kompania që u bllokua e ka marrë kompania që ka ndërtuar inceneratorët.

“Kemi një gjyq të ri në arbitrazh ne. Para se të fillonte historia e inceneratorëve ka patur një lanfill në zonën e Durrësit, një kompani italiane me administrator shqiptar. Për arsye të paqarta kjo kompani pasi është ndërtuar landfilli është bllokuar nga Këshilli i Ministrave dhe kompania kërkon miliona euro që më pas e njëjta kontratë me të njëjta terma pak a shumë i është dhënë një prej inceneratorëve. Ajo kompani e ka çuar shtetin shqiptar në arbitrazh”,-tha Lala.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala

Sondazh

Poll