Aktualitet

I vihet flaka gjatë natës fushës së mbetjeve, tymi mbulon zonën në Vlorë

30 Mars 2022, 06:15 Nga DOSJA
I vihet flaka gjatë natës fushës së mbetjeve, tymi mbulon

VLORË– Qyteti i Vlorës është zgjuar ditën e sotme nën tymin e plehrave të djegura. Gjatë natës i është vënë flaka fushës së mbetjeve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar ndotje. Mësohet se janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll.

“Sot ka nisur zjarri, nga ora 1 e natës. Punëtorit i kanë vënë zjarrin, ata që mbledhin mbeturinat. Shih ca është bërë, këtu nuk guxon të vësh gjë jashtë. Këta punëtorët ia kanë venë zjarrin, gjejnë tela bakri, shiko cfarë është bërë”, është shprehur një banor

Ende nuk dihet nëse e gjithë kjo ishte e qëllimshme. Pritet që në orët në vijim të dilet me një njoftim për këtë ngjarje. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjen mbetjet ne vlore vlore digjen mbetjet ne vlore vlore

Sondazh

Poll