Aktualitet

Plumbi i kapi shtyllën kurrizore! Si paraqitet gjendja e Dumanit, mjekët: Nuk ankohet

30 Mars 2022, 05:56 Nga DOSJA
Plumbi i kapi shtyllën kurrizore! Si paraqitet gjendja e Dumanit,

TIRANË– Nuredin Dumani person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur. Balkanweb mëson se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Ai ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.

Mjekët kanë treguar se Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga. I shumëkërkuari u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll