Aktualitet

HAP PAS HAPI! Kapet autori i zjarrëvënies së mjetit te Bashkia, me vete kishte benzinë

30 Mars 2022, 08:11 Nga DOSJA
HAP PAS HAPI! Kapet autori i zjarrëvënies së mjetit te Bashkia,

TIRANË– Endrit Jolldashi është autori i cili tentoi që t’i vinte zjarrin mjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë e Tiranës. Ka qenë 28-vjeçari Endrit Jolldashi, i cili hodhi poshtë makinës një shishe me benzinë. Më pas është larguar me biçikletë. Të gjitha lëvizjet e tij janë të kapura nga kamerat e sigurisë në rrugët e kryeqytetit, që pas analizimit nga Policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i tij

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së Jolldashit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare. Autori akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, tentativa për djegien e automjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Oktan”. Vihet në pranga një 28-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Oktan”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J., 28 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ka rezultuar se ky shtetas, më datë 25.03.2022, ka hedhur një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë një automjeti në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet endrit jolldashi zjarr makines endrit jolldashi zjarr makines

Sondazh

Poll