Aktualitet

U arrestua në banesë bashkë me Nuredin Dumanin! Kush është 40-vjeçari (EMRI)

30 Mars 2022, 05:50 Nga DOSJA
U arrestua në banesë bashkë me Nuredin Dumanin! Kush

ELBASAN– Nuredin Dumani u arrestua bashkë me tre persona të tjerë në Fier. Njëri prej tyre është Henrik Hoxhaj, i cili i u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Dumani ka marrë plumb në shtyllën kurrizore e për pasojë është nisur drejt Traumës në Tiranë. Ndërsa Hoxhaj ka marrë një plagë në shpatull. Të dy ishin fshehur në një banesë në lagjen “Apollonia” në Fier, vetëm 1 km larg spitalit. Fillimisht kanë tentuar që të mjekohen në shtëpi por më pas janë dorëzuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Fierit. Ishin këta të fundit që njoftuan edhe Policinë, duke bërë që në zonë të zbarkonte FNSH-ja, Shqiponjat dhe RENEA-t, madje u përdorën dhe drone për të kontrolluar zonën.

Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit me Talo Çelën por përveç këtij të fundit e pësoi edhe vetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani henrik hoxhaj nuredin dumani arrestohet nuredin dumani henrik hoxhaj nuredin dumani

Sondazh

Poll