Aktualitet

Arrestimi i Nuredin Dumani! Prokurori: Kemi gjetur prova, kjo i jep impulse disa ngjarjeve

30 Mars 2022, 05:05 Nga DOSJA
Arrestimi i Nuredin Dumani! Prokurori: Kemi gjetur prova, kjo i jep impulse disa

TIRANË– Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të sotëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha detaje rreth arrestimit të Nuredin Dumanit. Sipas policisë bashke me Dumanin u arrestuan edhe tre persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan edhe armë zjarri. Drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajaz deklaroi se në vendin e ngjarjes janë gjetur prova mirëpo nuk mund të japë më shumë detaje pasi e gjithë ngjarja është në fazë hetimore. 

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me Dumanin. Policia sqaroi edhe atentatin me armë zjarri në zonën e Elbasanit: “Sqarojmë se më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip “BMë”, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar.

Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

‘Unë nuk mund të shtoj më tej se sa tha drejtori i Policisë së Shtetit. Eshtë rrjedhojë e një punë që kemi bërë me policinë prej disa kohësh. Kaq mund të them, se jemi në fazë hetimi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova dhe janë marrë. Kjo i jep impulse disa ngjarjeve’- tha Prokurori. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll