Aktualitet

Kapja e Dumanit/ Nano jep DETAJE: Ja kush u kap bashkë me të, s’dihet ende ç’lidhje kanë

29 Mars 2022, 21:27 Nga DOSJA
Kapja e Dumanit/ Nano jep DETAJE: Ja kush u kap bashkë me të,

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani si dhe të një personi tjetër që ndodhej bashkë me të në një banesë në qytetin e Fierit, disa orë pas përplasjes me armë zjarri në Papër të Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, Nano tha se përveç Dumanit në pranga ka përfunduar edhe një 40-vjeçar të identifikuar me inicialet H.H. Po ashtu janë kapur edhe dy persona të tjerë, po nuk dihet lidhja e tyre me Nuredin Dumanin dhe roli i tyre në gjithë çfarë ka ndodhur sot me grupin kriminal. Dumani sipas Nanos, u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet. Gjithashtu janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, njëra e gjetur në vendin e ngjarjes nga Policia e Elbasanit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Mbrëmjen e datës 29 mars 2022, nga strukturat e Policisë së Shtetit është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Arratia”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje. Më datë 29 mars 2022, rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, si rezultat i punës profesionale të strukturave të Policisë së Shtetit, u bë lokalizimi dhe kapja e një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë, Nuredin Dumani. Në finalizimin e operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga Policia e Elbasanit u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit H. H., 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet. Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani. Sqarojmë se më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip “BMë”, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar.

Pas marrjes djeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe kapej shtetasi Nuredin Dumani. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e shtetasit Nuredin Dumani i cili në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekeustruar nga Policia e Elbasanit). Gjej rastin të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të angazhuar në këtë operacion të cilët prej disa muajëve kanë punuar me intensitet e përkushtim për lokalizimin dhe kapjen e personave shumë të kërkruar. Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe SPAK-un, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer e profesionale për strukturat hetimore të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për goditjen e çdo aktiviteti kriminal, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre dhe personave të kërkuar që i shmangen hetimit.

LAJMI KRYESOR: ‘Lufta’ mes të ‘fortëve’!Qëlloi drejt Talo Çelës në Papër,arrestohet në Fier Nuredin Dumani

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani operacioni arratia arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani operacioni arratia

Sondazh

Poll