Aktualitet

‘Lufta’ mes të ‘fortëve’!Qëlloi drejt Talo Çelës në Papër,arrestohet në Fier Nuredin Dumani

29 Mars 2022, 16:07 Nga DOSJA
‘Lufta’ mes të ‘fortëve’!Qëlloi drejt

ELBASAN– Fshati Papër në Elbasan është kthyer në një arenë alla “Far Ëest” ku janë përballur dy kriminelë të përbetuar; Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të dy të shumëkërkuar nga Polica e Shtetit. Talo Çela por udhëtonte brenda mjetit “BMW” me targa të vjedhura në Durrës, vjet në prill të 2021 kur në zonën e njohur si “Ura e Zezë”, pikërisht në vendin ku ndahet Cerriku me Paprën, i ka prerë rrugën Dumani, i cili ka lëshuar breshëri kallashnikovi ndaj Çelës. Por kundërpërgjigjia nuk ka munguar as nga “shënjestrat”. Shkëbimi i zjarrit ka ndodhur për disa minuta ku të plagosur kanë mbetur Talo Çela, Nuredin Dumani dhe një “ushtar” i këtij të fundit, i identifikuar deri më tani me nicialet H.H., e të gjithë janë larguar menjëheë në drejtime të ndryshme. 

Talo Çela ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u fshehur në zonën ku ka ndodhur atentati, por pas la një kallashnikov dhe një bidon me 5 litra benzinë. Detaje këto që lënë të kuptohet se Çela dhe njerëzit e tij, ishin nisur për të “mbaruar punë”, por as në këtë rast nuk dihet shënjestra.

Ndërsa Dumani është arrestuar në Fier. Ai ka marrë plumb në shtyllën kurrizore, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë, për pasojë është nisur drejt Traumës në Tiranë. Ndërsa i arrestuari tjetër ka marrë një plagë në shpatull. Të dy ishin fshehur në një banesë në lagjen “Apollonia” në Fier, vetëm 1 km larg spitalit. Fillimisht kanë tentuar që të mjekohen në shtëpi por më pas janë dorëzuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Fierit. 

Ishin këta të fundit që njoftuan edhe Policinë, duke bërë që në zonë të zbarkonte FNSH-ja, Shqiponjat dhe RENEA-t, madje u përdorën dhe drone për të kontrolluar zonën. Dumani u gjet në një pallat 9-katësh, ku brenda banesës kishte një arsenal të vërtetë armësh të tipit: snajper, dylbi dhe jelek anti-plumb, të gjitha tashmë të sekuestruara nga Policia e Shtetit në cilësinë e provave se ai ka qenë “koka” pas atentatit në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një vajzë, e cila është e dashura e Dumanit, por emri i saj ende nuk dihet. Ndërkohë që Dumani është në duart e Policisë, asnjë shenjë nuk ka ende nga Talo Çela. Nuk dihet se ku ka përfunduar edhe pse i plagosur nga breshëria që lëshoi ndaj tij miku i ngushtë që iu kthye në armikun që tentoi t’i merrte jetën pasi i vrau të vëllanë.

Por si u kthyen të dy në armiq të përbetuar?

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën, se kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e viktimave. Por mesa duket mirëkuptimi ka marrë fund pas eleminimit të Klevis Kapllanajt. 3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela, vëllai taksixhi i Talos. Kapllanaj dhe Dumani, kanë qenë miq, por mesa duket Çela ka vendosur që të mos e kursejë, ndërsa Dumani ka vendosur që të mos ia falë duke hapur luftën mes tyre deri më sot. Atë që nuk e bëri dot Policia për t’i kapur të dy, ata e gjetën njëri-tjetrin. Njëri u kap, tani mbetet veç tjetri…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Mbi shtrat vetëm me të brendshme! Si u kap Nuredin Dumani në Fier,RENEA-t i vunë prangat

A ka pasur përplasje mes grupeve? Gledis Nano 0 detaje: S’flas dot! Sekret hetimor…

Nuredin Dumani mbërrin në spitalin e Traumës, e pret Gledis Nano dhe forca të shumta RENEA

Çfarë do lajmërojë? Drejtori i Policisë së Shtetit konferencë të jashtëzakonshme

Ka plumb në kurriz/ Nuredin Dumani i qetë, nuk është ankuar nga dhimbjet

Po vjen në Tiranë! Ka marrë plumb në shtyllë kurrizore, shoku ende në spitalin e Fierit

Çfarë do lajmërojë? Drejtori i Policisë së Shtetit konferencë të jashtëzakonshme

Me plumb në shtyllën kurrizore, Dumani u arrestua teksa mjekohej, edhe shoku i plagosur

“Alo, kemi Nuredinin’/ Zbulohet telefonata që çoi në arrestimin e Dumanit, shkoi vetë në…

Aksioni i RENEA-ve në Fier, arrestohet dhe një femër

PROFIL-Nga tutor në boss/Kush është Nuredin Dumani, sot u prangos, ‘i pangopuri’ veç vriste

VD-Dumani është keq? Ambulanca e çon tek spitali, pas e ndjek Policia, s’mund t’u ikë më

Aksioni në Fier, Nuredin Dumani u vrojtua nga ajri, droni që e zbuloi

Me kapele! Është plagosur, Nuredin Dumani mezi ngjitet mbi furgon, e mbajnë nga krahët

DETAJE- Arrestohet Nuredin Dumani në Fier, edhe ai i plagosur nga atentati në Elbasan

PROFIL- Kush është Talo Çela, dora pas vrasjeve të bujshme, haraçin ia pagoi vëllai

Kë po kërkojnë? RENEA zbarkon Fier, vrapojnë me automatik në dorë: Hiqe telefonin

Nga miq në armiq/ Shënjestra e atentatit në Elbasan ishte Talo Çela, ja kush e qëlloi

Dikush e ‘spiunoi’? SKEMA ishte gati, Talo Çela po shkonte diku, hasmi i ‘preu’ rrugën

Atentati në Elbasan/ Dyshohet se ishte i shumëkërkuari Talo Çela, ku po shkonte me kallash?

Të paktën një i plagosur nga atentati në Papër, Policia dyshon për të “shumëkërkuar”

Atentati! Shtohet MISTERI, brenda ‘BMW’ gjendet një kallashnikov dhe 5 litra benzinë

VD- Me goma të shfryra dhe “shoshë” me plumba, ja makina ndaj kujt u qëllua në Papër

Atentati në Papër, Policia del me urgjencë: Gjetëm një “BMW”, targat e vjedhura në Durrës

Xhama dhe gëzhoja në vendin e ngjarjes! PAMJET e para nga vendi ku ndodhi atentati në Papër

(k.m.dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani talo çela arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani talo çela

Sondazh

Poll