Bota

“Përgjimet”/ Zoran Zaev flet për komunikimin me komedianët rusë: Kam thënë ato që kam dëgjuar në medie

11 Korrik 2019, 07:39 Nga DOSJA
“Përgjimet”/ Zoran Zaev flet për komunikimin me

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk është në dijeni të një plani të fshehtë për ndarjen e Kosovës. 

Zaev ka folur një ditë pas publikimit të regjistrimeve me dy komedianët rusë që shtireshin si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ai thekson se ka folur vetëm për ato që kishte dëgjuar në media, raporton Ina.

Unë edhe aty ku flas, them se kam dëgjuar. Askush me mua nuk ka ndarë informata të tilla, as pala kosovare, e as pala serbe, sepse ai është problem bilateral. Ne jemi këtu si miq që duan zgjidhje. Detaje me ne nuk ka ndarë askush, të gjithë ne kemi folur nga ajo që e kemi dëgjuar që është publikuar në media”, u shpreh Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni pergjimet e zaev telefonata me komedianet ruse zoran zaev pergjimet e zaev telefonata me komedianet ruse zoran zaev

Sondazh

Poll