Bota

U zhduk në rrethana misterioze në ishullin e Kretës, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares amerikane brenda bunkerit

11 Korrik 2019, 06:58 Nga DOSJA
U zhduk në rrethana misterioze në ishullin e Kretës, gjendet

GREQI- Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur në ishullin e Kretës.

Sipas BBC, trupi i pajetë i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Ndërkohë, sipas të dhënave të para ajo është mbytur dhe autoritet greke kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje misterioze.

Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Shkencëtarja u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ishulli i kretes shkencetarja amerikane suzanne eaton ishulli i kretes shkencetarja amerikane suzanne eaton

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2019, 10:09

Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve pas Zaev-it

Kosovë– Pas Zoran Zaev i cili ra pre e përgjimeve, në të njëjtën grackë ka rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. “France 24” shkruan se dy homologë...