Aktualitet

Nafta 245 lekë! Qytetarët dalin në protestë: Nuk paguajmë më, nesër para SPAK-ut

29 Mars 2022, 06:09 Nga DOSJA
Nafta 245 lekë! Qytetarët dalin në protestë: Nuk

TIRANË– Rikthehen protestat për rritjen e çmimeve. Sot në orën 17:00 qytetarët kanë dalë në protestë përballë kryeministrisë. Rritja e çmimit të naftës ka bërë që qytetarët të riorganizohen dhe tu rikthehen protestave të cilat, vijuan në vend për gati tre javë.

Qytetarët me pankarta në duar dhe me megafon janë mbledhur para kryeministrisë, duke bërë thirrje për uljen e çmimeve, pasi jetesa është bërë e papërballueshme. Prej rreth 2 orësh qytetarët të mbledhur para kryeministrisë kanë kërkuar uljen e çmimeve, por këtë herë jo me fjalë por me slogane. Kjo, pasi sipas organizatorëve të protestës, protesta me pankarta dhe me slogane do të marrë më shumë vëmendje dhe do të bëjë më shumë presion se zakonisht.  

Në protestë pati edhe përplasje dhe përçarje mes vetë qytetarëve. Kjo pasi disa kërkonin që të flisnin, ndërkohë që të tjerët nuk u jepnin mikrofonat. Një tjetër incident ka ndodhur edhe në Nënë Lizën e ‘5 majit’, e cila teksa po fliste dhe kërkonte që njerëzit të mblidhen sa në shumë, një grua nuk e ka lejuar të fliste me pretekstin se ata nuk kanë dalë atje me kauzën e prishjes së shtëpive, por të rritjes së çmimeve.   

Ndërkohë që protesta do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, por ndyshe nga sot, nesër do të mbahet para godinës së SPAK-ut. Kjo, pasi qytetarët janë shprehur se SPAK nuk po merr asnjë masë për dosjet me akuza që ata kanë dorëzuar. 

Kërkesat e protestuesve:

Heqje i taksës së qarkullimit

Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës

Përcaktim i minimumit jetik.

Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“S’jemi këtu për shtëpinë tënde”, gruaja përzë Nënë Lizën nga protesta

Protesta për rritjen e çmimeve, aktivisti: Sot nuk do ketë fjalime por vetem slogane

‘Nesër protestë para SPAK’, qytetarja: Kjo qeveri është e falimentuar

Protesta për rritjen e çmimeve, qytetarët: Ju jeni milionera ne nuk paguajmë më për ju

Rritja e çmimeve, nis protesta, qytetarët mblidhen para kryeministrisë

(I.A;a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestë proteste kunder rritjes se cmimeve protestë proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll