Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve, aktivisti: Sot nuk do ketë fjalime por vetem slogane

29 Mars 2022, 16:05 Nga DOSJA
Protesta për rritjen e çmimeve, aktivisti: Sot nuk do ketë

TIRANË- Aktivisti Migen Qiraxhi ka deklaruar se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime. Duke folur për mediat, ai u shpreh se forma e re e protestës së sotme do të jetë vetëm me slogane, pasi kjo do të orientojë më shumë vëmendjen. Ai shtoi se qytetarët duhet të rikthehen në protesta dhe se nuk duhen që të pezmatohen nga numri i pjesëmarrësve.

“Për të pasur një formë të re komunikimi, kemi arsyetuar dhe lajmëruar që sot do të jetë ditë pa fjalime. Ne do të duhet të kemi sistemin e audios, për të orientuar dhe sjellë vëmendjen. Janë suportet që ne i kemi marrë masash, për turmën e njerëzve që duhen të udhëzohen. Foninë e kemi marrë për të kënduar një himn. Kemi shpërndarë disa altoparlantë për të pasur më shumë zë. Këto janë forma të re të protestuesit. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër. Nëse dy javësh ishim në teorinë që shqiptarët nuk protestojnë, besoj që në këto protesta kemi parë se si reagojnë qytetarët. Ka një mori arsyesh, që nisin me atë kthim 365 gradë të kryeministrit që tha qeveria nuk hy në treg, ndërsa tani ndërhyri. E rëndësishme është që qytetarët e angazhuar dhe grupet shoqërore janë për të treguar vullnetin që ne qëndrojmë.

Në komunikimin publik, kryeministri ka një avantazh më të madh, në njëfarë mënyre ashtu siç e ka kthyer në metodologji, besoj ka pasur metodat e tjera. Presioni është i jashtëzakonshëm. Disa ditë më parë kishim 200 të rinj që u shoqëruan në komisariatet e vendit. Nëse ka moment që t’ia shohim hajrin demokracisë, është të protestojmë. Ne tashmë kemi marrë një mësim të jashtëzakonshëm. Nëse bëhemi bashkë ne frymëzojmë qytetarët. Unë besoj që presioni jonë është multidimensional. Ne patëm mundësi të përpilonim disa kërkesa për fashën e grupe në nevojë dhe kemi konsumuar në rrugë institucionale. Ne kemi treguar që e lemë protestën, por lajmi i mirë është që jemi rikthyer. Qytetarët rikthehen dhe s’duhet të pezmatohemi te numrat”, tha Qiraxhi.

LAJMI KRYESOR: Nafta 245 lekë! ‘Nuk nënshtrohemi’, qytetarët ringrihen sërish në protestë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet migen qiraxhi proteste per rritjen e cmimeve migen qiraxhi proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll