Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë,KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-kryegjykatësin e Elbasanit

29 Mars 2022, 16:38 Nga DOSJA
Nuk justifikoi pasurinë,KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Kurti ishte shkarkuar nga puna, pasi nuk justifikoi dot pasurinë. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se Kurti kishte apeluar shkarkimin e tij, pas vendimit të KPK-së.

Njoftim i vendimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.03.2022.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kpa kpk sulejman kurti kpa kpk sulejman kurti

Sondazh

Poll