Aktualitet

SPAK kërkon t’i vërë prangat Alqi Bllakos, reagon edhe Kuvendi: Nesër…

29 Mars 2022, 16:58 Nga DOSJA
SPAK kërkon t’i vërë prangat Alqi Bllakos, reagon edhe

TIRANË- Pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Mbledhja, siç e paralajëmroi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, do të zhvillohet nesër në orën 18:00 të pasdites. 

“Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla,“-shkruhet në kthimin e përgjigjes. 

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, 5 në pranga, 2 mln € pasuri në sekuestro

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll