Aktualitet

Atentati në Papër, Policia del me urgjencë: Gjetëm një “BMW”, targat e vjedhura në Durrës

29 Mars 2022, 16:24 Nga DOSJA
Atentati në Papër, Policia del me urgjencë: Gjetëm një

ELBASAN– Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri që ndodhi në Papër, pasditen e sotme, rreth orës 17:35. Sipas njoftimit zyrtar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës në prill të vitit të shkuar. Gjatë krehjes së zonës është gjetur një mjet që dyshohet se është përdorur nga shënjestrat e atentatit, por ende nuk dihet se kush janë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMë, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021. Personat që kanë qenë në mjetin tip BMë, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna me armë zjarri në Cërrik, qëllohet drejt një mjeti në ecje

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne paper elbasan policia e elbasanit atentat ne paper elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll