Bota

“Rusia nuk është serioze në bisedimet me Ukrainën”, Blinken thirrje: Jepini fund agresionit

29 Mars 2022, 15:00 Nga DOSJA
“Rusia nuk është serioze në bisedimet me

SHBA– Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se ai nuk ka parë shenja që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po ecin përpara në një mënyrë efektive sepse SHBA nuk ka parë “shenja të seriozitetit të vërtetë” nga Rusia.

Ka çfarë thotë Rusia dhe ka çfarë bën Rusia. Ne jemi të fokusuar në këtë të fundit”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm maroken, Nasser Bourita.

Blinken paralajmëroi se Rusia duke thënë se do të reduktonte armiqësitë rreth Kievit mund të jetë një mjet me të cilin Rusia edhe një herë po përpiqet të devijojë dhe mashtrojë njerëzit që të mendojnë se nuk po bën atë që po bën.

“Nëse ata disi besojnë se një përpjekje për të nënshtruar vetëm, pjesën lindore të Ukrainës dhe pjesën jugore të Ukrainës mund të ketë sukses, atëherë edhe një herë ata po mashtrojnë thellësisht veten,” tha Blinken.

Blinken i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit tani, të ndalojë së qëlluari, të tërheqë forcat e saj dhe natyrisht të përfshihet në bisedime.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken lufta ukraine-rusi nasser bourita antony blinken lufta ukraine-rusi nasser bourita

Sondazh

Poll