Bota

“Ndaloni vrasjet ose do ta paguajnë miqtë tuaj në burg”,presidenti i Salvadorit bandave

29 Mars 2022, 14:16 Nga DOSJA
“Ndaloni vrasjet ose do ta paguajnë miqtë tuaj në

 EL SALVADOR- Mijëra të burgosur janë grumbulluar brenda një burgu horror në El Salvador ndërsa vrasjet në burgje rriten dita-ditës. Anëtarët e burgosur të bandës i janë nënshtruar masave të rrepta, duke përfshirë mbylljen e përhershme në qelitë e tyre.

Fotot e publikuara nga The Sun, janë tronditëse pasi tregojnë kriminelët të rreshtuar të gjunjëzuar me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine ndërsa policia përpiqet t’i japë fund gjakderdhjes.

Presidenti i vendit Nayib Bukele u ka lëshuar një ultimatum bandave duke u thënë atyre të ndalojnë vrasjet ose të burgosur të tjerë do të paguajnë gjithashtu për to. Tweet-i i tij u shoqërua me pamjet e një bastisjeje në burg, në të cilën oficerët tërhiqnin të burgosur gjysmë të zhveshur nga qelitë e tyre, i detyronin të vrapojnë dhe t’i kontrollojnë në oborr.

Bukele gjithashtu ka dekretuar një “urgjencë maksimale” në të gjitha burgjet që nga e diela.

Bandat rivale që luftojnë për epërsi bëjnë që burgjet e El Salvadorit të jenë disa nga më të dhunshmet në botë. Rreth 16,000 prej tyre ndodhen pas hekurave në qarkun e Amerikës Qendrore, por ka pasur një rritje të vrasjeve ditët e fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pasi po përballet me një valë të re të dhunës së bandave, me policinë që raportoi 87 të vdekur që nga e premtja.

Vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga bandat Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18. Ka rreth 70,000 anëtarë të MS-13, Barrio 18 dhe bandave të tjera në El Salvador dhe operacionet e tyre përfshijnë vrasje, zhvatje dhe trafik droge, sipas autoriteteve.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota burgjet ne salvador el salvador nayib bukele burgjet ne salvador el salvador nayib bukele

Sondazh

Poll