Bota

NATO fton Ukrainën të bashkohet me takimin e ministrave të jashtëm javën e ardhshme

29 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
NATO fton Ukrainën të bashkohet me takimin e ministrave të

UKRAINË– Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel.

NATO tha se ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme do të marrin pjesë në një seancë të takimit më 7 prill.

Disa nga ministra mund të marrin pjesë përmes lidhjes video“, shtohet në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet e NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Sesioni pason takimin e javës së kaluar të nivelit të lartë të krerëve të NATO-s për një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato lufta ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll