Bota

LUFTA/Kryqi i Kuq bën thirrje: Të arrihet marrëveshja për evakuimin e qytetarëve

29 Mars 2022, 13:25 Nga DOSJA
LUFTA/Kryqi i Kuq bën thirrje: Të arrihet marrëveshja për

UKRAINË- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të arrijnë një marrëveshje të qartë për evakuimin e sigurt të civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe vende të tjera të vijës së frontit, pasi furnizimet jetike po mbarojnë.

Sipas The Guardian, në deklaratë e KNKK, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës ka thën se koha po mbaron për njerëzit në Mariupol, ndërkohë që ende mungon një marrëveshje konkrete për kalimin e sigurt dhe evakuimin e civilëve në qytetin jugor të Ukrainës.

“Shqetësimi ynë është se vetë intensiteti i luftimeve po i vë në rrezik civilët, fakti që në vende si Mariupol civilët nuk janë në gjendje të largohen në kushte të sigurta, nuk ka pasur marrëveshje konkrete nga palët në konflikt për evakuimin e sigurt të civilëve. as nuk ka pasur një dritë jeshile për të hyrë ndihma humanitare,”-tha Mardini.

Deklarata e plotë:

Sot, civilët po marrin vendimin për jetë a vdekje për të ikur kur nuk ka armëpushim apo marrëveshje të tjera që do t’i lejonin ata të largoheshin të sigurt.

Robert Mardini, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës, i tha Reuters se KNKK nuk do të merrte pjesë në asnjë evakuim të detyruar të civilëve nga Ukraina dhe nuk kishte asnjë informacion të dorës së parë se kjo po ndodh.

Shqetësimi ynë është se vetë intensiteti i luftimeve po i vë në rrezik civilët, fakti që në vende si Mariupol civilët nuk janë në gjendje të largohen në kushte të sigurta, nuk ka pasur marrëveshje konkrete nga palët në konflikt për evakuimin e sigurt të civilëve. as nuk ka pasur një dritë jeshile për të hyrë ndihma humanitare.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota knkk lufta ukraine-rusi knkk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll