Bota

Zelenskyy: Shtoni sanksione më të forta kundër Rusisë

29 Mars 2022, 13:44 Nga DOSJA
Zelenskyy: Shtoni sanksione më të forta kundër Rusisë

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për sanksione edhe më të forta kundër Rusisë dhe paralajmëroi se pothuajse i gjithë qyteti i rrethuar i Mariupolit është shkatërruar në një fjalim në Parlamentin danez të martën.

“Ne ju kërkojmë juve dhe gjithë komunitetit demokratik në botë që ne duhet të shtojmë sanksionet kundër Rusisë. Duhet të heqim dorë nga nafta ruse. Jo tregti me Federatën Ruse. Mbyllni portet për anijet ruse. Dhe kjo duhet të jetë një politikë solidariteti në Bashkimin Europian mes të gjitha shteteve anëtare,”- tha ai. 

Sipas CNN, Zelenskyy tha gjithashtu se më shumë se 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol dhe janë të detyruar të shkrijnë borën për të pirë ujë.

“Rusia dëshiron të sigurojë që asgjë të mos mbetet nga Ukraina përveç rrënojave dhe refugjatëve”– tha Zelenskyy.

Zelensky akuzoi forcat ruse për deportim me forcë të njerëzve, si dhe për përdhunim dhe plaçkitje. Ai pretendoi se vendndodhja e më shumë se 2,000 fëmijëve ukrainas nuk dihet dhe tha se ata janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll