Bota

Përfundojnë bisedimet në Turqi, Ukraina i ‘thotë JO’ NATO-s nëse i garantohet siguria

29 Mars 2022, 05:23 Nga DOSJA
Përfundojnë bisedimet në Turqi, Ukraina i ‘thotë

TURQI-Ka përfunduar takimi midis mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll ku ende nuk bëhet e ditur nëse është arritu një marrëveshje në lidhje me luftën apo nëse do të vijojnë sërish nesër. Në bisedime mori pjesë edhe oligarku rus Roman Abramovich.

Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral dhe jo anëtarësimit në NATO si dhe mospranimi i bazave ushtarake në këmbim të garancive të sigurisë, që do të thotë se nuk do t’i bashkohej aleancave ushtarake ose nuk do të priste baza ushtarake, u thanë gazetarëve negociatorët ukrainas.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë

Takimi u zhvillua në Stamboll me ndërmjetësimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan i cili u shpreh se do të kontribuojë për të vendosur paqen dhe se kanë mbajtur një qasje për të mbrojtur të drejtat dhe ligjet e të dyja palëve. Ai ju drejtua Rusisë dhe Ukrinës duke shtuar se e gjithë bota po pret lajme të mira dhe se bashkimi i dy vendeve është një shpresë. Erdogan theksoi nevojën për të arritur një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe foli për “përgjegjësinë historike” të delegacioneve të Moskës dhe Kievit. Ai vlerësoi negociatorët për punën e tyre të palodhur dhe tha se Putin dhe Zelensky ishin “miq të vlefshëm”.

Në një status të postuar në Twitter negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak ndau një foto të dy krerëve të secilit delegacionit, David Arakhamia dhe Vladimir Medinsky. Delegacionet po punojnë paralelisht për të gjithë spektrin e çështjeve të Ukrainës dhe Rusisë.

Ukrainian forces drive Russian army out of a Kiev suburb after clashes. Our correspondent Obaida Hitto has the latest from Lviv pic.tëitter.com/293H6DHfnQ

— TRT ëorld Noë (@TRTëorldNoë) March 29, 2022

 

Dy palët “diskutuan një ndërprerje të armiqësive në kontekstin e një marrëveshjeje të mundshme që do ta detyronte Ukrainën të braktiste ofertën e saj për t’u bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive të sigurisë dhe perspektivës së anëtarësimit në BE”. 

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak përshkroi disa nga çështjet që u diskutuan në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll sot, të cilat tani kanë përfunduar, duke thënë se kishte “konsultime intensive” për disa çështje.

Kryesorja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Vetëm me këtë marrëveshje ne mund t’i japim fund luftës siç i duhet Ukrainës,” tha Podolyak, duke iu referuar një qëndrimi të gjatë të qeverisë se Ukraina do të miratonte statusin neutral vetëm nëse i jepet garancia e sigurisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përfundimi i bisedimeve, Podolyak: Diskutuam garancitë e sigurisë dhe armëpushimin

Prania e Abramovich në bisedime, Peskov: Nuk është anëtar zyrtar i delegacionit

Pas 1 ore diskutimesh përfundon takimi mes krerëve të delegacionit rus dhe ukrainas

Oligarku rus Abramovich merr rolin e ndërmjetësit në bisedimet Rusi-Ukrainë

FOTO/ Nis raundi i bisedimeve, krerët e delegacioneve David Arakhamia dhe Vladimir Medinsky

Frikë nga helmimi! Kuleba këshillon negociatorët: Mos, hani, mos pini, mos prekni asgjë

Erdogan jep mesazhin e tij para negociatave:. I takon palëve ta ndalin këtë tragjedi

Roman Abramovich merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi roman abramovich bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2022, 11:38

LUFTA/ Ukraina zbulon 600 spiunë rusë

UKRAINË- Ukraina thotë se ka demaskuar 620 spiunë rusë duke përfshirë një që duket se e sheh veten si James Bond dhe përdor dorezën e Skype “jamesbond007”....