Bota

Rusia heq dorë nga thirrjet që Ukraina të “denazifikohet”

29 Mars 2022, 11:59 Nga DOSJA
Rusia heq dorë nga thirrjet që Ukraina të

RUSI– Rusia ka hequr thirrjet për “denazifikimin” të Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim. Në indikacione të mëtejshme se Rusia po zvogëlon synimet e saj në konflikt, një raport këtë mëngjes e ka sugjeruar se është e gatshme të bëjë dy lëshime kryesore. Sipas Sky News thirrjet që Ukraina të “denazifikohet” që gjerësisht kuptohet si kod për ndryshimin e regjimit janë hequr nga Rusia si pjesë e negociatave për armëpushim.

Katër persona të informuar mbi bisedimet në vazhdim i thanë gazetës se Kremlini ishte gjithashtu i përgatitur të linte Kievin të bashkohej me Bashkimin Europian nëse ai braktiste përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n. Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë. Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për një armëpushim.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2022, 11:38

LUFTA/ Ukraina zbulon 600 spiunë rusë

UKRAINË- Ukraina thotë se ka demaskuar 620 spiunë rusë duke përfshirë një që duket se e sheh veten si James Bond dhe përdor dorezën e Skype “jamesbond007”....